Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe sekseri i koalicionit PAN, Dardan Gashi u përfol se do të udhëheq ndonjërën nga ministritë në Qeverinë Haradinaj, kjo për shkak të ndërmjetësimit në afrimin e deputetës Teuta Rugova me koalicionin PAN.
Mungesa e Teuta Rugovës në sallë kur u votua për rizgjedhjen e Kadri Veselit në krye të Kuvendit, u mendua se edhe anëtarët e Listës Rugova, të ashtuquajtur seksërë, mund t’i mungojnë përbërjes qeveritare.
Megjithatë, Dardan Gashi ka thënë sot se është duke u diskutuar që ai ta udhëheq Ministrinë e Diasporës. Diçka e tillë u raportua edhe sot në media.
“Po diskutohet për diçka e tillë por nuk mund ta konfirmojë. Nesër kryeministri do të dalë me listën e emrave të ministrave”, ka thënë Gashi.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli kishte thënë të martën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe AKR-së, se partner në Qeverinë Haradinaj do të jetë edhe Lista Rugova, pjesë e të cilës mendohet të jetë edhe Gashi.