Kjo është dita kur Mustafa ia dorëzon detyrën Haradinajt

Aktuale

Kjo është dita kur Mustafa ia dorëzon detyrën Haradinajt

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 09:17
Mustafa dhe Haradinaj

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, do t’ia dorëzojë postin e shefit të ekzekutivit Ramush Haradinajt, në ditën e parë të javës që vjen.

Një zyrtar i kabinetit Mustafa, duke mos dashur të flas publikisht ka bërë të ditur se pranim – dorëzimi i detyrës do të bëhet të hënën me 11 shtator.

Haradinaj është zgjedhur Kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Para gazetarëve, Haradinaj tha se do të flasë për prioritetet e tij si Kryeministër në ditën që merr mandatin si Kryeministër. E siç ka thënë, kjo do të bëhet “kur z. Mustafa të jetë gati”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat