Çfarë i dorëzoi Mustafa Haradinajt, zbulon këshilltari i Mustafës

Aktuale

Çfarë i dorëzoi Mustafa Haradinajt, zbulon këshilltari i Mustafës

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 17:06
Mustafa dhe Haradinaj

Gjatë mesditës, kur Ramush Haradinaj pranoi detyrën e kryeministrit nga paraardhësi i tij Isa Mustafa, ky i fundit i dorëzoi disa “follderë”, përmbajtjen e të cilave ezbulon këshilltari, njëherësh ish-shefi i kabinetit Mustafa, Sokol Havolli.

Havolli, ka treguar se në fakt dorëzimi i këtyre dosjeve është formalitet, por brenda tyre, dosjet përmbajnë plane të vazhdueshme të qeverisë dhe plane që nuk ndryshojnë, pavarësisht ndërrimit të Qeverive.

Havolli ka thënë se gjatë pranim-dorëzimit të mandatit të kryeministrit, u bë dorëzimi i planeve të zbatimit të MSA’së.

“Qeveria e re e ka zbatimin e planit për këtë vit, tash ajo e bën planin e vet të zbatimit, mirëpo, për shembull, plani i zbatimit të MSA’së nuk ndryshon, të tjerat i vlerëson qeveria e re qysh tek i ka plan me i zbatu si politika”, ka thënë Havolli.

“Agjenda e legjislativit është e aprovuar prej Kuvendit. Tash kuvendi e bën agjendën e re legjislative, e varet prej prioriteteve të Qeverisë së re, por ka gjëra që vazhdojnë, pra janë në kontinuitet”, ka përfunduar Havolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat