Klinaku: Për formimin e Ushtrisë, Lista Serbe i ka tri kërkesa

Aktuale

Klinaku: Për formimin e Ushtrisë, Lista Serbe i ka tri kërkesa

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 16:21
Avni Klinaku, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim

Avni Klinaku, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim ka thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt përpara saj ka disa çështje të nxehta, siç janë Demarkacioni, Asociacioni dhe Ushtria e Kosovës.

Ai u shpreh se nga ana e AAK-së, zhurma kundër Asociacionit ka qenë plotësisht e panevojshme pasi vet AAK-ja e ka nënshkruar statutin e saj në vitin 2012.

“Demarkacioni duhet të shkoj në arbitrazh, ndërsa për Asociacionin presim statutin e saj”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa sa i përket Ushtrisë së Kosovës ai tha se Lista Serbe ka kërkesë që të ketë një divizion brenda FSK-së në Veri të Mitrovicës, zëvendës Komandantin e FSK-së dhe zëvendës drejtorin e AKI-së.

“Një ushtri e tillë nuk na duhet. Nuk mendoj që Haradinaj do të shkoj deri në atë pikë”, ka thënë Klinaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat