Ministri dhe komandanti informojnë Haradinajn për FSK-në

Aktuale

Ministri dhe komandanti informojnë Haradinajn për FSK-në

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:12
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti sot ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha si dhe komandantin e kësaj force, Rrahman Rama me të cilët bisedoi për bashkërendimin e punëve që i presin në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së drejt shndërrimit të saj në ushtri.

Berisha e njoftoi kryeministrin me synimet e ministrisë që ai udhëheq në ngritjen e infrastrukturës moderne si dhe rritjen e mirëqenies së ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.

Komandanti i FSK-së,  e informoi kryeministrin për të gjitha aspektet e sigurisë në nivel lokal dhe kombëtar.

Haradinaj shprehu gatishmërinë që të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së.

Kryeministri u nda shumë i kënaqur me punën që po bëhet nga eprorët dhe ushtarët dhe premtoi se do të punojë shumë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, që FSK-ja të kontribuojë kështu në sistemin e sigurisë në Kosovë por edhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat