Nisma fuqizohet në Drenas, ia merr PDK-së disa aktivistë

Aktuale

Nisma fuqizohet në Drenas, ia merr PDK-së disa aktivistë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:51
NISMA, Drenas

Në prag të zgjedhjeve lokale, Nismës për Kosovën në Drenas i janë bashkuar anëtar të nëndegës se PDK-së nga fshati Arllat dhe Negroc.

Bëhet fjalë për Shumzim Bujupin dhe Blerim Krasniqin të cilët kanë vendosur qe t’i bashkohen vizionit të partisë se Fatmir Limajt.

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale bashkë me të aderuarit shihen, deputeti Haxhi Shala dhe ministri i ri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Nisma për Kosovën është subjekti i dyti më i madh në këtë komunë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale, Drenasi për herë të parë shkoi në balotazh.

Në zgjedhjet komunale të 22 tetorit, Nisma kandidon me Isa Xhemajlajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat