A do të takohen në Nju Jork, Thaçi dhe Vuçiq?

Aktuale

A do të takohen në Nju Jork, Thaçi dhe Vuçiq?

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 07:20
Takimi Thaçi-Mogherini-Vuçiq në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork do t’i ketë disa takime.

“Do të kemi biseda bilaterale me kolegët nga Turqia, Danimarka, Egjipti, Belgjika, sigurisht edhe me presidentin e Francës, si dhe me shefin e diplomacisë ruse. Do të shihemi për disa minuta edhe presidentin e SHBA-ve, Donald Trump”, ka thënë Vuçiq.

Në Nju Jork do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ashtu ka paralajmëruar një takim të shkurtër me Trumpin.

As Thaçi dhe as Vuçiqi nuk kanë paralajmëruar takim me njëri-tjetrin në Nju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat