Trump vendos flamurin shqiptar përkrah flamurit amerikan dhe të OKB-së

Aktuale

Trump vendos flamurin shqiptar përkrah flamurit amerikan dhe të OKB-së

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:42
Donald Trump duke mbajtur fjalimin, ndërsa flamuri kuqezi shqiptar qëndron në sfond pas presidentit amerikan, pranë flamurit të SHBA-ve, që në krah ka edhe flamurin e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të mbajtur nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump në selinë e OKB-së, bie në sy një detaj i veçantë.

Flamuri kuqezi shqiptar qëndron në sfond pas presidentit amerikan, pranë flamurit të SHBA-ve, që në krah ka edhe flamurin e Kombeve të Bashkuara.

Ndoshta ky detaj është thjesht një rastësi, por vlen për t’u theksuar fakti që Shqipëria është një shtet mik për Uashingtonin dhe një ndër vendet më pro-amerikane në botë.

Shqipëria është anëtare e OKB-së që prej 14 dhjetorit të vitit 1955, kur u anëtarësua në këtë organizëm duke u bërë vendi i 76-të i organizatës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat