NJSHU e KFOR-it dhe PK trajnim në kurs mjedisor

Aktuale

NJSHU e KFOR-it dhe PK trajnim në kurs mjedisor

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 11:37
Ceremonina përmbyllëse të kursit për krimi mjedisor

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneralbrigade Christian Reiner kryesoi ceremoninë përmbyllëse të kursit për krimi mjedisor të Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar të Karabinierëve, që u mbajt në Prishtinë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Shpend Maxhuni.

Trajnimi për mbrojtje mjedisore filloi më 4 shtator dhe u ofrua nga Njësia Mjedisore Speciale e NJSHU-së, e dërguar veçanërisht nga shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes i Italisë, në mënyrë që të trajnojë PK-në në luftën kundër krimeve dhe shfrytëzimit mjedisor.

Kursi u përqendrua në aspekte të ndryshme si ndërveprimi ndërmjet njerëzve dhe mjedisit, efektet e ndotjes mjedisore në njerëz dhe në të ushqyer, organizatat ndërkombëtare që merren me mbrojtjen mjedisore, aktivitetet praktike, si dhe në protokolle, traktate, konventa dhe rregullore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me transportimin e materieve të rrezikshme.

Image
Ceremonina përmbyllëse të kursit për krimi mjedisor
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat