Haradinaj viziton policinë që dikur e akuzonte për kidnapime

Aktuale

Haradinaj viziton policinë që dikur e akuzonte për kidnapime

Nga: Arben Sylejmani Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot gjatë ditës do të vizitojë policinë e Kosovës, të cilën dikur e akuzonte për kidnapime.

Ai gjatë kohës që ishte në opozitë së bashku me protestuesit e Vetëvendosjes pati bllokuar hyrjen e stacionit policor për të nxjerr jashtë Albin Kurtin, i cili ishte arrestuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Haradinaj së bashku me kryetarin e VV-së, Visar Ymeri teksa fliste me një komandat të policisë, arrestimin e Kurtit e pati quajtur të jashtëligjshëm.

“Shiko, ne e kemi një kërkesë, mënyra qysh është marrë është kidnapim, s’ka të bëj me arrestim. Keni mundur të ja dërgoni një ftesë, me prit a pe pranon ftesën e pastaj për të vepruar. Me zanë në pritë qysh keni vepruar nuk është në rregull”, i pati thënë Haradinaj komandantit të policisë.

Kurse, sot në njoftim media raportohet se Haradinaj do të vizitojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat