120 ushtarë nga Klagenfurti nisen për Kosovë

Aktuale

120 ushtarë nga Klagenfurti nisen për Kosovë

Nga: Fitim Dika Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:55
Ushtarë austriak

Të premten, 29 shtator, në ora 11.00 në parkun e qytetit Klagenfurt do bëhet përcjellja e ushtarëve austriakë drejt Kosovës. Ata janë rreth 145 ushtarë dhe do shërbëjnë atje në kuadër të KFOR-ir, shkruan “5min.at”.

Kontigjenti i ushtarëve austriakë në Kosovë është rreth 500 persona dhe ata shërbejnë rreth gjashtë muaj në Kosovë, për të ruajtur sigurinë dhe paqen. Ky do jetë kontigjenti i 36 nga vendi alpik në Kosovë.

Gjatë përcjelljes së tyre nga Austria drejt Kosovës, do shoqërohet me muzikë ushtarake dhe përshëndetje nga familjarët./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat