Gecaj: A po i "hanë" fjalët

Aktuale

Gecaj: A po i "hanë" fjalët

Nga: A.M. Më: 28 shtator 2017 Në ora: 15:50
Bajram Gecaj

Pas takimit të dy kryeministrave shqiptar Edi Rama me Ramush Haradinaj ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka parafrazuar një bisedë të Ramës me Haradinajn rreth demarkacionit.

Postimi i plotë:

A PO I "HANË" FJALËT

Mund të parafrazoj (paramendoj) atë që Kryeministri Rami t’i ketë thënë Kryeministrit Haradinaj: “Tash që e morët pushtetin, duhet të gjeni mënyrë si me i ‘ngrënë’ fjalët tuaja për ta ratifikuar demarkacionin aty ku i keni ‘letrat’...pra, në vijën tanimë të aprovuar nga qeveria e kaluar”! Telashe është si me i “ngrënë” fjalët e mos me ra nga pushteti, se dinjiteti e burrëria nuk janë çështje. Megjithatë, ne tani votojmë vetëm kufirin e zhvendosur aty ku ishte premtuar – në Çakorr dhe Kullë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat