Sherifi: Edi Rama duhet të aplikojë filozofinë e heshtjes

Aktuale

Sherifi: Edi Rama duhet të aplikojë filozofinë e heshtjes

Nga: A.M. Më: 28 shtator 2017 Në ora: 19:08
Deputet i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi

Deputet i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama rreth Demarkacionit.

 Ai ka thënë se Rama duhet t'i kushtojë vëmendjen e duhur këtyre fakteve të cilat janë të argumentuara aq bindshëm sa që as preferencat individuale e as kontekstet diplomatike nuk lejojnë të thuhet e kundërta.

Postimi i plotë:

Filozofia e Heshtjes!

Nëse kryeministri i Shqipërisë, cilido qoftë ai, për arsye diplomatike nuk mund të prononcohet lidhur me çështje të caktuara atëherë duhet ta aplikojë filozofinë e heshtjes. Është e papranueshme të veprohet si kryeministri aktual z. Edi Rama që mohon faktet e pakontestueshme lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duke i shpallur si të ishin opinione individuale.  Zoti Rama duhet t'i kushtojë vëmendjen e duhur këtyre fakteve të cilat janë të argumentuara aq bindshëm sa që as preferencat individuale e as kontekstet diplomatike nuk lejojnë të thuhet e kundërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat