Një nga figurat më të rëndësishme të PDK’së në Drenas në ballë të tubimeve të NISMA’s

Aktuale

Një nga figurat më të rëndësishme të PDK’së në Drenas në ballë të tubimeve të NISMA’s

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 06:10
NISMA, Drenas

Partia Nisma për Kosovën ka vazhduar fushatën e saj për zgjedhjet lokale, në Komunën e Drenasit.

Kjo parti, nëpërmjet profilit të saj në Facebook njoftoi për takimet që kanë zhvilluar krerët e saj me disa qytetarë të kësaj komune.

Befasisht, në fotografitë e publikuara mund të shihet edhe anëtari i PDK-së, njëherit edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj ulur afër Jakup Krasniqit.

Bazaj në seancat e Kuvendit Komunal shpesh herë është përplasur me kreun e Komunës Ramiz Lladrovcin për tema të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat