Policia me aktivitete shtesë për ngritjen e sigurisë në trafik

Aktuale

Policia me aktivitete shtesë për ngritjen e sigurisë në trafik

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 15:20
Pamje nga aktiviteti

Policia e Kosovës gjatë muajit shtator ka ndërmarrë aktivitete shtesë në ofrimin e sigurisë së nxënësve, duke realizuar ligjërata nëpër shkolla dhe kopshte të fëmijëve, si dhe në mbajtjen e pikave të kontrollit në afërsi të shkollave, me qëllim të krijimit dhe vetëdijesimit sa më të madh për njohuri dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor.

Bazuar në të dhënat e aksidenteve fatale që kanë ndodhur në shtator 2017, prej tetë aksidenteve fatale, jetën e kanë humbur dhjetë persona, prej tyre pesë shoferë, tre pasagjerë dhe dy  këmbësorë.

Vlen të theksohet se asnjë prej personave që kanë humbur jetën në trafik për këtë periudhe kohore, nuk ka qenë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç.

Duke iu referuar numrit të nxënësve dhe lëvizjes së tyre nga shtëpia në shkollë apo nga shkolla në shtëpi, Policia e Kosovës, apelon: që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi i prindërve dhe i nxënësve gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor.

Në veçanti të shtohet kujdesi nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë të gjitha rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun rrugor, për të garantuar një siguri më të madhe dhe për shmangie të aksidenteve nëpër rrugë.

Në të kundërtën Policia e Kosovës, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me rregullat e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore dhe do të ketë zero tolerancë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat