Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Danielsson viziton Kosovën

Aktuale

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Danielsson viziton Kosovën

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 08:10
Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson viziton sot Kosovën, ku gjatë kësaj vizite do të takohet me liderë shtetërorë e përfaqësues të partive politike në vend.

Ai gjatë ditës së do të takojë kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Danielsson do të zhvillojë një takim edhe me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, atë të Ministrisë së Finanacave Bedri Hamza, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Ndërsa bashkë me kryeministrin Haradinaj do të lansojnë programin për reforma ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat