"Me 58 milionë euro që i fali Haradinaj, Kosova do të ndërtonte qendrën më të mirë mjekësore në rajon"

Aktuale

"Me 58 milionë euro që i fali Haradinaj, Kosova do të ndërtonte qendrën më të mirë mjekësore në rajon"

Nga: Arben Sylejmani Më: 7 tetor 2017 Në ora: 09:09
Haradinaj, Veseli

Drejtori i institutit KIPRED Lulzim Peci, ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit Haradinaj për t’ua falur borxhet të gjithë prodhuesve të ujit në Kosovë.

Në një koment në profilin e tij në facebook, ai ka shkruar se me 58 milionë euro që Haradinaj u ka falur prodhuesve të ujit, Kosova do të ndërtonte njërën ndër qendrat mjekësore më të mira në rajon.

Ky është komenti i tij i plotë:

 Me 58 milionë Euro e kishim be njërën ndër qendrat më të mira mjekësore ne regjion. Falni borxhe magnatave dhe ndeshkojeni popullaten e ndershme qe te paguaj edhe rrymen e papaguar ne veri te Kosoves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat