Abdixhiku: Qeveria jonë pozitat e zv.ministrave ua dha sekserëve, pazargjinjëve e anonimëve partiakë

Aktuale

Abdixhiku: Qeveria jonë pozitat e zv.ministrave ua dha sekserëve, pazargjinjëve e anonimëve partiakë

Nga: Bota sot Më: 7 tetor 2017 Në ora: 17:58
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiuku

Emërimi i katër zv.ministrave shqiptarë nga Kosova në Shqipëri, është mirëpritur nga pala e Kosovës.

Mirëpo, pos përshëndetjes së këtij lajmi, opozita në Kosovë ka shprehur pakënaqësinë që pozita të tilla në Kosovë iu jepen tjerëve.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiuku, ka thënë se qeveria e Kosovës, pozita të tilla si zv.ministra iu ka dhënë sekserëve.

“Aktivistët më të shquar të shoqërisë kosovare emërohen zv.ministra në Shqipëri. Qeveria jonë, ndërsa, pozitat e tilla ua dha sekserëve, pazargjinjëve e anonimëve partiak”, ka shkruar Abdixhiku./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat