Dita e tetëmbëdhjetë e fushatës elektorale

Aktuale

Dita e tetëmbëdhjetë e fushatës elektorale

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 07:16
Ilustrim

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në Ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

AAK mban konventën për komunat e Kosovës. (Hotel "Dukagjini" në Pejë, ora 11:00)

Kandidati i pavarur për kryetar të Istogut, Arif Elshani mbanë tubim zgjedhor. (Ora 11:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit do ta vizitojnë Bodrumin e Vjetër “Haxhijaha” në Rahovec. (Ora 12:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin për Lagjen e Veternikut. (Hotel “Prishtina Internacional”, ora 12:15)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton varrezat në lagjen Arbëria. (Ora 13:15)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës do të takohen me gra ndërmarrëse, kryefamiljare dhe studente. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 15:00)

AAK mban tubim me qytetarë në Gjonaj të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 15:00)

AKR mban tubim zgjedhor në Novobërdë. (Shkolla e fshatit Llabjan, ora 15:00)

LDK mban tubim zgjedhor në Gjakovë. (Shtëpia e Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 17:00 

AKR mban tubim zgjedhor në Fushë Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:00)

 AAK mban takim me të rinjtë e fshatit Shirokë të Suharekës. (Restaurant "Voca", ora 17:30) 

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit do të marrin pjesë në një tubim elektoral. (Restorant “Ura”, afër fshatit Landovicë, ora 18:00)

 AAK mban tubim me qytetarë në Suharekë. (Restaurant "Rozafa", ora 18:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit do të marrin pjesë në një tubim elektoral në fshatin Romaj të Hasit. (Restorant “Drini”, ora 19:00)

AAK mban takim në fshatin Gjinovc të Suharekës. (Ora 19:00) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat