Protestat nga Thaçi për Specialen, “Ju PDK-ja armët leni te shpija, në protesta demokratike”

Aktuale

Protestat nga Thaçi për Specialen, “Ju PDK-ja armët leni te shpija, në protesta demokratike”

Nga: B.S Më: 10 tetor 2017 Në ora: 20:59
PDK

Ish deputeti i pavarur, dhe kandidati për deputet nga Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Driton Tali, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me protestat, që sipas Talit i paralajmëroi presidenti Thaçi, për shkak të Gjykatës Speciale.

Sipas Talit, militantët e PDK-së, duhet t’i lënë në shtëpi armët, e të protestojnë pa armë në mënyrë demokratikë.

“Pasi Hashim Thaci paralajmeroi protesta per shkak te Gjykates Speciale dhe duke e ditur se ju militantet e PDK'es ende nuk jeni familiar me rregullat e protestave demokratike, une si veteran i protestave te LVV dua t'ua japi disa keshilla se si protestohet”, ka shkruar Tali, përcjellë “Bota sot”.

Image
Driton Tali

Ja postimi i plotë i tij:

Pasi Hashim Thaci paralajmeroi protesta per shkak te Gjykates Speciale dhe duke e ditur se ju militantet e PDK'es ende nuk jeni familiar me rregullat e protestave demokratike, une si veteran i protestave te LVV dua t'ua japi disa keshilla se si protestohet:

1. Armet leni te shpija, ne protestat demokratike dilet pa arme;

2. Nuk keni te drejte ta sulmoni askend vec nese e beni ne vetmbrojtje;

3. Keni te drejte me gjuajt me gjera "te buta" qe nuk lendojne. si psh ve te prishura, domate, kos apo qumesht te prishur;

4. Me objekte te forta, si psh guri, mund ta gjuani policine vetem kur ata e kane mbrojtjen e plote. Edhe atehere gjithmone duhet te keni kujdes (gjate gjuajtes se gureve) se gjuajtja eshte per qellim proteste dhe jo asesi per lendim te policeve;

5. Eshte e lejushme (por jo e deshirueshme) me thye ndonje xham te objekteve publike (por jo te objekteve private) sa per ta dramatizuar (per razmataz) me shume protesten;

6. Asesi nuk eshte e lejuar te shenjohet qellimshem (kajstile) per ta lenduar cilindo individ (pra edhe nej tullusum t'juvin);

7. Veten nese doni, per te quar mesazh serioziteti, edhe mund ta sakrifikoni. Bie fjala mund t'ia futni zjarrin vetes sic beri ceku Jan Palach'u, por te keni kujdes mos t'i lendoni te tjeret ...,

Qe doni, mund te organizojme edhe nje "ëorkshop" per juve te PDK'es. Per cmim mirremi vesh, e di qe nuk eshte problem se ju keni ba pare si Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat