Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: I zhgënjyer me EULEX-in dhe dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: I zhgënjyer me EULEX-in dhe dialogun Kosovë-Serbi

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 23:30
Pieter Feith

Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Pieter Feith beson se ka pasur progres të pamjaftueshëm në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se si e sheh situatën në Kosovë dhe dialogun dypalësh nën patronazhin e BE, Feith tha per mediat serbe, se është i zhgënjyer me rezultatet e punës së EULEX-it, si dhe nga dialogu ende nuk ka asgjë konkrete.

“Që nga viti 2008, qëllimi ishte forcimi i sundimit të ligjit, edhe pse shumë është bërë, ende nuk kemi arritur qëllimin, gjë që ngadalëson shanset e Kosovës në rrugën drejt BE”, tha Feith.

Sipas Feith, e vetmja mënyrë që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE është të tejkalohen problemet mes fqinjëve, andaj thotë se ka shumë punë për t’u bërë.

Ai thotë, se është i shqetësuar se edhe pas gjitha përpjekjeve të bëra që nga mesi i viteve 1990 për të kapërcyer armiqësinë dhe për të arritur pajtimin, nuk ka ardhur ende mirëqenie për qytetarët e vendeve në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat