Sulmuesi i Vehbi Kajtazit i afërt me shumë politikanë të lartë të PDK-së

Aktuale

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit i afërt me shumë politikanë të lartë të PDK-së

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:37
Fitim Thaqi selfie me politikanët e PDK-së

Fitim Thaqi, i dyshuari për rrahjen e gazetarit Vehbi Kajtazi kishte afërsi me të gjithë politikanët e lartë të shtetit.

Në llogarinë e tij në Facebook, Thaqi ka fotografi me të parin e PDK’së dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i afërt me Azem Sylën e PDK-së e Milaim Zekën e Nismës e politikanë të tjerë.

Polica e Kosovës ka bërë me dije se ka identifikuar një të dyshuar për sulmimin që i është bërë dje gazetarit Vehbi Kajtazi. Në njoftimin e Policisë tregohet se i dyshuari nuk i është përgjigjur kërkesave te policisë për tu paraqitur. Polica kërkon ndihmën nga qytetarët për kapjen e tij.

Image

Njoftimi i plotë i policisë: 

Referuar rastit të djeshem, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar, si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Image

Përkunder ftesave që policia i ka dërguar i njejti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t' iu shmangur arrestit policor. Ne po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t'ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij. Per cdo informacion na kontaktoni ne nr 192. Te nderuar bashkelidhur keni fotografite e personit te dyshuar(ne kerkim) dhe te riperseritur Informacionin e djeshem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat