Prokuroria ndalon për 48 orë Milaim Zekën, flet avokati i tij

Aktuale

Prokuroria ndalon për 48 orë Milaim Zekën, flet avokati i tij

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:58
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Me një vendim të prokurorit të rastit, deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Nisma, Milazim Zeka, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Gazmen Halilaj, avokat mbrojtës i Milaim Zekës. Sipas tij, nuk ka asnjë dëshmi apo provë dëshmuese apo materiale që inkriminon klientin e tij me këtë vepër.

Të martën, ka thënë Halilaj, “do të fillojë betejën juridike më Prokurorinë Speciale” në mënyrë që, siç ka thënë ai, “ta bindë gjykatën që të merr një vendim të drejtë dhe të ndërpres masën e ndalimit”.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka intervistuar deputetin, Milaim Zeka.

“Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me mashtrim dhe shmangie nga tatimi”, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, thuhet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Ditë më parë, mediat vendore, përkatësisht portali Insajderi, kishte raportuar se deputeti Zeka ka qenë i përfshirë në një "skemë mashtrimi të mbi 900 qytetarëve me viza pune në Gjermani".

Arrestohet Milaim Zeka

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e deputetit të Nisma për Kosovën Milaim Zeka.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z., lidhur me veprën penale që ndërlidhet me “mashtrim” dhe shmangie nga tatimi”, kanë deklaruar zyrtarët policor.

Sipas tyre, lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, para pak çastesh është arrestuar nga Policia.

Mësohet se gjatë orëve të para të pasditës së sotme policia në Prishtinë e ka arrestuar deputetin e Kuvendit, Milaim Zekën. 

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi media ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat