Policia jep detaje për arrestimin e Milaim Zekës

Aktuale

Policia jep detaje për arrestimin e Milaim Zekës

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:15
Milaim Zeka

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e deputetit Milaim Zeka. Sipas Policisë ai është arrestuar për veprën penale mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

“Mund t’iu konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me ,’Mashtrim’ dhe ‘shmangie nga tatimi’. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat