Apostolova: BE është në krah të Kosovës në luftimin e trafikimit me njerëz

Aktuale

Apostolova: BE është në krah të Kosovës në luftimin e trafikimit me njerëz

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:48
Shefja e BE-së Natalya Apostolova

Kryeministri  Ramush Haradinaj tha se sot është momenti më i mirë për porosi të qarta se Qeveria e kupton seriozisht rëndësinë e kësaj teme siç është trafikimi me qenie njerëzore.

“Parandalimi i këtij lloj krimi specifik duhet të ndodh me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni më fuqi. T’i identifikojmë dhe ndëshkojmë bartësit e këtij krimi. Kapaciteti ynë veprues dhe ekspertiza jonë duhet të avancohet. Me rëndësi është edhe bashkëpunimi rajonal dhe me BE në. Një element që duhet ta kemi parasysh, çdo lloj i krimit e ushqen një lloj të krimit tjetër. Trafikimi me qenie njerëzore mund të jetë bazë dhe i llojeve tjera të krimit”, tha Haradinaj në konferencën e cila po mbahet në Ditën e BE-së kundër trafikimit me qenie njerëzore. 

Haradinaj tha se Kosova dhe BE-ja së bashku e kanë treguar përkushtimin kundër këtij lloj krimi.

Ndërsa shefja e BE-së Natalya Apostolova  tha se është e papranueshme që edhe sot përballen me një fenomen të tillë.

  “Parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është një prej top prioritetet e BE së. Bashkimi Evropian dëshiron ta ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz duke ndarë përvojat dhe ekspertizat, ndërsa çrrënjosja e trafikim me njerëz është proces kompleks. BE është krah Kosovës në luftimin e këtij fenomeni”, ka thënë Apostolova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat