"Blick": Një zviceran kërkon të bëhet kryetar i një komune në Kosovë

Aktuale

"Blick": Një zviceran kërkon të bëhet kryetar i një komune në Kosovë

Nga: Fitim Dika Më: 20 tetor 2017 Në ora: 23:26
Faton Topalli

Një banor nga Schaffhauser-i i Zvicrës kërkon të jetë kryetari qyteti në Kosovë? Kjo mund të ishte fakt pas 19 nëntorit dhe bëhet fjalë për Faton Topallin, shkruan media zvicerane “Blick”. Ai kandidon për qytetin e Ferizajit, një qytet në juglindje të Kosovës me 100.000 banorë. Kësaj here 53 vjeçari kërkon të fitojë pikë me Knoë-Hoë dhe jo me hedhjen e gazit lotsjellës siç vepronte para dyvjetësh.

Topalli emigroi në Ferizaji në Zvicër në 1983, ku edhe atëkohë ishte policia arsyeja. 20 vjeçari i atëhershëm ishte pjesë e demonstratave studentore dhe rrezikonte burgun në Jugosllavi.

Sot ka mbaruar shkollën master për punë sociale dhe është aktiv në jetën politike të Kosovës.

“Si në Zvicrës unë dua të jem politkan si gjithë njerëzit tjerë, që lëviz pa bodyguards,” tha Topalli. Në të njëjtën kohë ai kërkon më shumë stabilitet dhe përmirësimin e infrastrukturës, arsimimit dhe shëndetësisë.

Për simpatizantët e tij tingëllon mjaft mirë e kaluara e tij zvicerane. Nëse kjo do ishte e mjaftueshme për ish gjuajtësin e gazit lotsjellës?/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat