"Do të jem e para e Mitrovicës edhe pas balotazhit"

Aktuale

"Do të jem e para e Mitrovicës edhe pas balotazhit"

Nga: H.Orana Më: 24 tetor 2017 Në ora: 15:00
Valdete Idrizi

Kandidatja e PDK-së për Mitrovicën, Valdete Idrizi ka shkuar në balotazh me kryetarin aktual, Agim Bahtirin. Idrizi ka marrë mbi 29% të votave, derisa Bahtiri mbi 27%.

Kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi në një prononcim për “Bota sot” tha se do të jetë fituese edhe pas balotazhit dhe se ende po merr përkrahje nga qytetarët.

“Jam e sigurtë që do të jem e para e komunës edhe pas balotazhit. Veq po vërehet edhe me kalimin e kësaj faze mbështetja që po me jipet. Do të besojnë vizionin tim për Mitrovicën, planin konkret për të realizuar atë vizion”, thotë Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat