Schmid: Demarkacioni, çështje kyçe për liberalizimin e vizave

Aktuale

Schmid: Demarkacioni, çështje kyçe për liberalizimin e vizave

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 11:25
Takimi Haradinaj-Schmid

(E plotësuar) - Demarkacioni është çështje kyçe për liberalizimin e vizave, ndërkohë që duhet vazhduar edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kështu tha sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm Helga Schmid,  pas takimit që kishte sot me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Schmid: Demarkacioni është çështje kyçe për liberalizim

“Ne e dimë po ashtu se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për njerëzit e Kosovës.  Është esenciale, që autoritete t’i përmbushin kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave, për të ecur përpara me marrëveshjen për demarkacionin. Kjo është çështja kyçe. Natyrisht dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,  duhet të vazhdohet. Duhet treguar se jeni të gatshëm për t’i dhënë zgjidhje dhe përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore,  që i hap dyert për investime të ardhshme dhe zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës”, tha Schmid.

Schmid ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, ndërkohë që institucionet e Kosovës duhet t’i bëjnë avancimet e duhura sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të qenë sa më afër BE-së. 

Schmid: Bëni avancimet e duhura, për të qenë më afër BE-së

“Mesazhi im është shumë i qartë, Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar,  sot me të gjithë akterët që janë në Kosovë, iu kam thënë që ta shfrytëzojnë momentin e duhur për t’i bërë avancimet e duhura, për të qenë më afër BE-së, sa  më shpejt që është e mundur. BE është investitori, apo  donatori më i madh në Kosovë. Ne kemi në plan,  t’i përkrahim dhe t’i kemi së paku 100 milion investime në vit, përkrahje për vende të punës,  infrastrukturë, arsimin sundimin e ligjit në Kosovë. Kjo është ajo që edhe populli i Kosovës pret. Duhet të iu përkujtoj që BE në Kosovë e ka dhe misionin më të madh EULEX-i ,i cili demonstron përkushtimin tonë për t’i ndihmuar Kosovës në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Implementimi i MSA-së dhe agjendës së reformave evropiane, janë kruciale dhe se kjo nuk ka të bëjë për të ia bërë qejfin BE-së, por për të bërë ndryshime për të mirën e Kosovës”, tha ajo.

Schmid po ashtu uroi autoritetet e Kosovës, për procesin e mirë të zgjedhjeve, duke pohuar se duhet adresuar problemet me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të ecin ‘vizavi’ me standardet evropiane.

 Ajo foli dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbinë, për të cilin tha se përfaqësuesja e lartë evropiane Frederica Mogherini, është plotësisht e zotuar për vazhdimin e dialogut të ri dhe suksesin e tij. Ndërsa shtoi se dialogu është çelës për avancimin e Kosovës dhe Serbisë, si dhe kontribuon në stabilitetin në regjion.

Ndërsa kryeministri Haradinaj pohoi se dinamika e Kosovës me BE-në, po intensifikohet dhe se Kosova është e vendosur në perspektivën e saj evropiane.

Haradinaj: Dinamika me BE-në po intensifikohet

“Dinamika e Kosovës me BE-në,  po intensifikohet. Mendoj se   edhe takimi i sotëm  me zonjën Helga Schmid sekretare e përgjithshme vërteton dhe rëndësinë e kësaj dinamike dhe është një shtyrje për  një punë me intensive për zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, i cili fokusohet në reforma të përgjithshme,  forcimin e rendit dhe ligjit,  që ka për fokusim luftën kundër krimit e korrupsionit në vend. Njëkohësisht  dhe reformën ekonomike, që e kemi si detyrë të përbashkët të dakorduar. Interesimi dhe roli i BE është më shumë se sa më Kosovën, është dhe rajonal. Tema e dialogut dhe avancimit të marrëdhënieve te ndërsjella ne rajon ishte teme. E konfirmoj atë që e thonë çdo ditë, se Kosova është e vendosur ne perspektiven e saj evropiane dhe është serioze në implementimin e  detyrave që na dalin”, tha Haradinaj.

Zyrtarja e BE-së ia kujton Haradinajt: Pa demarkacion s’ka viza

Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Kosovën ashtu si për vendet tjera të rajonit, mirëpo duhet të përfundojnë sa më shpejt reformat të cilat janë të parapara për këtë proces, kështu ka deklaruar sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, në një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Jam e lumtur të jem sot në Kosovë. Mesazhi im është shumë i qartë, Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është në Evropë. Rekomandoj që të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm në këtë rrugë.  Agjenda evropiane është e mbushur me një seri reformash të cilat duhet të përmbushen. Sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit janë disa nga këto reforma që duhet të kryhen sa më shpejt”,  tha Shmid,

Ndërkaq kryeministri Haradinaj, ka thënë se mesazhi të cilin ia dha zyrtares së lartë të BE-së është se Kosova është e përkushtuar të përmbushë kriteret për rrugën drejt BE-së, me të cilave janë edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Dinamika e Kosovës me BE-në po intensifikohet. Edhe takimi i sotëm vërteton rëndësinë e kësaj dinamike por është shtyrje për punë më intensive, zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, gjë që fokusohet në reformat e përgjithshme, forcimin e rendit dhe ligjit, luftën ndaj korrupsionit, reformën ekonomike që kemi si detyrë të përbashkët të dakordume. Interesimi i BE’së është më shumë se sa rajonal edhe për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Më pas, Schmid, ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi.

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për Kosovën dhe përmbushja e kritereve për këtë proces. Një nga çështjet kyqe në këtë proces është edhe zgjidhja e çështjes së shënjimit të kufirit me Malin e Zi, por natyrisht një kriter shumë i rëndësishëm është luftimi i korrupsionit”, ka thënë Schmid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat