Armend Zemaj tregon se me kë do të hyjë në koalicion LDK në Prishtinë

Aktuale

Armend Zemaj tregon se me kë do të hyjë në koalicion LDK në Prishtinë

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 16:45
Armend Zemaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj në emisionin “Fakt Plus” ka folur për balotazhin në Komunën e Prishtinës.

Zemaj ka thënë se Arban Abrashi do të dalë triumfues në Prishtinë.Sipas tij qytetari e ka parë nga qeverisja në Prishtinë se çfarë do të thotë të mos e mbash fjalën e premtimet duke iu referuar Shpend Ahmetit nga VV i cili për katër vite ka udhëhequr me komunën e Prishtinës.

“Qytetari i Prishtinës e ka parë qe çka do të thotë mos me mbajte fjalën, kandidati jonë do të jetë triumfues edhe në Prishtinë, i vetmi koalicion do të jetë me qytetarin”, ka deklaruar Zemaj.

Ai më tej ka thënë se qeverisja e LDK-së në komunën e Pejës, Fushë- Kosovës e Gjilanit janë shembull se di do ta fitojmë dhe do të udhëheqim ashtu siç duhet me Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat