Pamjet e tmerrit, ja si ishin rrahur e gjakosur shqiptarët nga paramilitarët serbë (+18)

Aktuale

Pamjet e tmerrit, ja si ishin rrahur e gjakosur shqiptarët nga paramilitarët serbë (+18)

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 tetor 2017 Në ora: 19:41
Fotografi që flasin për gjenocidin serb në Kosovë

Halit Barani, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, përmes një postimi  në rrjetin social Facebook, ka treguar për dhunën e tmerrshme dhe gjenocidin që i është ushtruar popullatës civile, nga duart e gjakosura të paramilitareve serb, ku edhe sot për çudi të tillët e quajnë veten të pafajshëm, para një gjenocidi tmerrësisht të paparë.

Ai në këtë rast një pjesë të fajit, ia ka hedhur edhe ndërkombëtareve britanikë dhe francez, ku sipas tij, edhe pas së vërtetës së kuptuar, të ashtuquajturit “forcat paqësore”, kanë luajtur pothuajse tërë kohën rrolin e të “verbërve” , duke i anashkaluar dhe fshehur këto pamje tronditëse, në mënyrë që të mos marrin jehonë para botës, dhe njëherësh duke i lënë ( këto ngjarje të  trishta) të mbuluara nga pluhuri i kohës, në mënyrë që të duken vetëm si tregime të mekura, të cilat kanë ndodhur gjatë një lufte.

Njeriu i cili tërë jetën ka luftuar për të drejtat e njeriut, z. Barani po ashtu ka ironizuar edhe disa “njerëz” me ambalazhë njeriu, duke i quajtur ata   (shqiptarohiq) , ku sipas tij, edhe luftën e UÇK-së me Serbinë e quajtën konflikt.

Ja postimi i tij i plotë:

Këtu në foto, është njëra prej sallave te Minierës në Stanterg ku ushtria, policia, paraushtarakët dhe civilet kriminel çetnik serb në vitin 1998/99 patën ushtruar dhunë të paparë mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare. Siç shihet edhe në fotografi nga gjurmët e gjakut, këtu kanë keqtrajtuar fizikisht, pushkatuar dhe dhunuar femra shqiptare. Në një tjetër fotografi do të shihet një derë të cilën e kanë nxjerr nga vendi dhe e kanë shtruar mbi katër bllokë të kuq për murosje dhe për ta improvizuar e kanë bërë shtrat. Këtu shihen edhe tesha të brendshme të femrave. I pashë sot, me 30.X.2017 në gazeta shqiptare ku shkruanin. Ja shkrimi:  Në një video të realizuar nga mediat e huaja shpërfaqen tmerret që shqiptarët përjetuan nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Pa dyshim se lufta la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet, torturat e deri tek përdhunimet e femrave shqiptare, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.
Trupat britanike në vitin 1999 zbuluan në një stacion të policisë serbe një dhomë ku shqiptarët torturoheshin fizikisht.
Me keqardhje por asnjë ndërkombëtar, apo pjesa dërmuese e ndërkombëtarëve nuk kanë qenë të interesuar të zbulojnë atë që ka ndodhur mbi popullatën shqiptare. A janë këta ndërkombëtarë bashkë me disa shqiptarohiq, të cilët luftën e UÇK-së me Serbinë e quajtën konflikt. Sa për ilustrim se nuk ka qenë konflikt por luftë po i postojë disa fotografi, në mënyrë që atyre shqiptarohiqë t'ua përkujtojë se ishte luftë e jo konflikt. Mos kërkoni fotografi që flasin për gjenocidin serb në Kosovë nga ndërkombëtarët por kërkoni nga ata që e kanë përjetuar shpirtërisht luftën në Kosovë. Këtu i shihni edhe disa ushtarë francezë të cilët ushtruan dhunë mbi popullatën shqiptare dhe e mbyllën urën kryesore mbi lumin Ibër. Personin  e zhveshur lakuriq që shihet edhe në foto e kanë mbytur me stupc.(dru).

Image
 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat