Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në New York

Aktuale

Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në New York

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 22:40
Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaçi ka ngushëlluar  familjarët dhe të afërmit e viktimave të sulmit që ndodhi pak më parë në New York.

Deri tash raportohet për gjashtë të vdekur, nga sulmi kur një kamion goditi këmbësorët.

“Në zemër dhe lutje kam viktimat e sontme të New York dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Thaçi.

“Kam shumë miq amerikanë dhe shqiptarë atje. Shpresoj të jenë mirë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat