Isufi: Të ndryshohet formati i dialogut Kosovë – Serbi, duhet transparencë

Aktuale

Isufi: Të ndryshohet formati i dialogut Kosovë – Serbi, duhet transparencë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 11:33
Ahmet Isufi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se delegacioni i Kosovës është dashur është dashur të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës si parakusht të normalizimit të  marrëdhënieve, dëmshpërblimin e pasojave të luftës sepse Serbia ka shkaktuar pasoja në Kosovë.

Në tryezën e sotme të organizuar nga KDI ku diskutohet tema “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”,  Ahmet Isufi konsideron po ashtu se tutje duhet të ketë transparencë rreth asaj se çka diskutohet në dialogun e radhës mes Kosovës e Serbisë.

”Nuk janë futur tema të cilat është dashur të jenë temë e bisedave të para. Nuk janë future fondet e grabitura nga Serbia e të gjitha dëmët që janë shkaktu nga ta. Njëkohësisht edhe diplomat nuk janë pranuar ashtu sic ka qenë marrëveshja. E po ashtu dhe çështjet tjera që janë arritur në marrëveshje mes Kosovës e Serbisë”.

”Duke qenë se ka pasur pengesa të tilla, konsiderojmë se duhet të ndryshohet formati i bisedimeve. Kërkojmë që të ketë po ashtu e dhe llogaridhënie për këto bisedime. Ne jemi për një dialog që është në të mirën e Kosovës dhe shtetit të saj”.

Sipas deputetit të AAK-së, pa elementet e transparencës dhe llogaridhënies tek qytetarët e Kosovës e po ashtu Kuvendit të Kosovës, s’mund të ketë suksese për Kosovën nga dialogu i cili zhvillohet me Serbinë.

”Duhet të ketë tutje transparencë e plotë lidhur me bisedimet e njëkohësisht t’i raportohet organit më të lartë të shtetit, Kuvendit të Kosovës për cdo marreveshje të mundshme për diskutim paraprak”.

”Pa këto elemente që përmenda duhet të kemi parasysh disa nga rreziqet që mund të pasojnë nga këto bisedime. Një përcaktim serioz i bisedimeve, do të mundësonte që Kosova të jetë një shtet serioz”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat