Familjarët e Grupit të Kumanovës rrëfehen një ditë pas vendimit

Aktuale

Familjarët e Grupit të Kumanovës rrëfehen një ditë pas vendimit

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 20:26
Pamje nga videoja

Dikush e kishte pritur se mund t’i dënohet familjari me 10 vjet burgim për rastin e Kumanovës.

Por shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm i shokoi.

E një baba, biri i të cilit të enjten u dënua me 14 vjet burgim thotë se djali i tij nuk kishte asnjë lidhje me grupin e armatosur.

Zarife Ajdini, nëna e Besnik Ajdinit, që ishte nga të paktët e Grupit të Kumanovës që u lirua, thotë se i biri akoma nuk i ka ardhur në shtëpi.

Familjarët e të dënuarve në Grupin e Kumanovës janë të bindur se i gjithë procesi ishte montim politik.

Emocionet e familjarëve i sjellin nga Kumanova, gazetari Dibran Istrefi dhe kameramani Agon Bejtullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat