LDK dhe AKR nënshkruajnë koalicion në këtë komunë

Aktuale

LDK dhe AKR nënshkruajnë koalicion në këtë komunë

Nga: B.S Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 22:43
LDK nënshkruan marrëveshje për bashkqeverisje me AKR-në në Kamenicë

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re nënshkruan marrëveshje për bashkqeverisje për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kryetarët e dy subjekteve politike Prof. Shaip Surdulli (LDK) dhe z.Fatmir Matoshi (AKR) u shprehen të kënaqur me arritjen e koalicionit siç e quajtën “Koalicion i fitores për Kamenicën”.

Koalicioni i fitores për Kamenicën fton të gjithë qytetarët pa dallim bindje politike dhe përkatësie etnike të mbështesin ofertën tonë për zhvillimin e Kamenicës, për një qeverisje të drejtë, transparente e demokratike, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat