Formimi i ushtrisë, Anton Quni “godet” keq institucionet

Aktuale

Formimi i ushtrisë, Anton Quni “godet” keq institucionet

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 14:07
Anton Quni

Anton Quni, ish-komandat i UÇK-së, njëherësh deputet i LDK-së, tashmë ka konsideruar se ushtria nuk është peng i deputetëve serbë, por pazotësi e institucioneve të Kosovës që të koordinohen me faktorin ndërkombëtar.

“Krijimi i ushtrisë së Kosovës si proces është iniciuar në disa raste nga autoritetet e ndryshme të institucioneve të Kosovës, por që nuk ka pasur epilog pozitiv. Tentimet e njëpasnjëshme të cilat nuk kanë finalizim të procesit po e krijojnë një mit se krijimi i ushtrisë së Kosovës është peng i vullnetit të disa deputetëve serbë. Në fakt ky proces është pazotësi e institucioneve të Kosovës që të bashkëveprojnë dhe të koordinohen me partnerët tanë strategjikë në fushën e ngritjes së kapaciteteve ushtarake”, ka deklaruar Quni.

Quni më tej ka thënë se përballë një projekti të përbashkët në mes institucioneve të Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së, edhe kundërshtarët më të mëdhenj do t’i binden faktit se të gjithë qytetarët e Kosovës përfitojnë nga forca ushtarake e Kosovës (si garantuese e paqes).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat