Kosova me kërkesë të SHBA-së kërkon afat për përfundimin e dialogut me Serbinë?!

Aktuale

Kosova me kërkesë të SHBA-së kërkon afat për përfundimin e dialogut me Serbinë?!

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Periudha optimale për përfundimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, SHBA-ja kërkon të jetë 18 muajshe. Më pas, duhet të organizohet një konferencë ndërkombëtare.

Sputnik shkruan, se Kosova me bekimin e Amerikë ka paraqitur në adresën e vendeve evropiane një propozim që kërkon që Marrëveshjeve të Brukselit t’i jepet afat kohorë. Siç raporton media në fjalë, propozimi kërkon afat prej 18 muajsh si periudhë optimale për përfundimin e dialogut me Beogradin, pas së cilës duhet të vijojë një konferencë ndërkombëtare.

“Prishtina ka marrë tashmë nga disa vende përgjigje pozitive ndaj propozimit të saj, por jo edhe nga vendi kryesor i BE-së, Gjermania”, thuhet në artikull.

Gjithashtu, thuhet se këtë propozim e ka bërë zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ndërsa, analisti politik Behlul Beqaj ka thënë se negociatat që nuk kanë kufi, nuk çojnë askund.

Por, për Milovan Drecun, kryetarin e Komitetit për Kosovën, kjo kërkesë është mjaft konfuze dhe është vlerësim i gabuar nga ana e Kosovës.

Ndër temat që priten të bisedohen, siç parasheh propozimi deri në janarin e vitit të ardhshëm janë: pozita e komunitetit serb në Kosovë, zgjidhja e çështjes së borxheve të përbashkëta, çështja pronësore, anëtarësimi i Kosovës në OKB e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat