Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, më 19 nëntor do t’i matin përsëri forcat, në balotazhin për të parin e Komunës së Gjilanit. Në raundin e parë, ishte Lutfi Haziri që doli fitues por duke mos marrë 50 % të votave.
Kur po afrohet gara e 19 nëntorit, gazeta “Bota sot”, ka realizuar një sondazh me lexuesit e saj, e ku fitues nga ky sondazh ka dalë kandidati he kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në sondazh kanë votuar 2 mijë 20 lexues, ku 65 % e tyre kanë votuar kandidatin e LDK-së për Gjilanin, Lutfi Hazirin, derisa për Sami Kurteshin e VV-së kanë votuar 35 % e lexuesve./BS