Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror

Aktuale

Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror

Nga: A.S Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 06:58
Kuvendi i Kosovës

Sot në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.

“Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, thuhet në njoftim për media .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat