Ildem: NATO i jep rendësi të madhe dialogut me Serbinë

Aktuale

Ildem: NATO i jep rendësi të madhe dialogut me Serbinë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 10:32
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike Tacan Ildem

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike Tacan Ildem, tha se një Ballkan stabil është një Evropë stabile.

Ai theksoi se fqinjësia e mirë nuk është luks por parakusht për integrim, duke thënë se NATO punon me të gjithë në për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Ildem tha se NATO i jep rëndësi të madhe dialogut të Kosovës me Serbinë, derisa ka shtuar se organizata më e fuqishme ushtarake që ai përfaqëson, nuk i injoron kërcënimet e çfarëdolloj.

Tacan Ildem këto deklarata i bëri gjatë konferencës ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet sot në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat