Shefi i UNMIK-ut: Hendeku i madh mes Kosovës dhe Serbisë është asociacioni

Aktuale

Shefi i UNMIK-ut: Hendeku i madh mes Kosovës dhe Serbisë është asociacioni

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 18:08
Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin ka thënë se hendeku më i madh aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë, është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në fjalimin e mbajtur sot në seancën e zakonshme të raportimit para Këshillit të Sigurisë në OKB, Tanin është shprehur optimist se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të zhbllokohet, dhe ky proces të përfundoi më shpejtë se sa mendohet.

“Një proces i qëndrueshëm i paqes nuk duhet të pengohet nga mosveprimet e thjeshta. Gjendja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka potencial të evoluojë përtej bllokimit të pafat dhe të gjatë”, ka thënë Tanin në KS të OKB-së. Shefi i UNMIK-ut ka shprehur pakënaqësi për moszbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE, zbatimi teknik kërkon një angazhim më kuptimplotë nga të dyja palët. Hendeku më i dukshëm është mungesa e përparimit drejt zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit, të miratuar, të Komunave me Shumicë Serbe”, deklaroi Tanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat