Delawie: Arsimi ndërkombëtar hap dyert për të rinjtë e Kosovës

Aktuale

Delawie: Arsimi ndërkombëtar hap dyert për të rinjtë e Kosovës

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:16
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie,në Panairin e tretë vjetor të Alumnive të Kolegjeve

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili vizitoi Panairin e tretë vjetor të Alumnive të Kolegjeve, që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit tha se edukimi ndërkombëtar, hap dyert për të rinjtë e Kosovës.

Ndërsa tha se është i lumtur që në këtë panair sheh shumë të rinj kosovar, të cilët janë të interesuar për të studiuar në SHBA. Sipas tij aktivitetet e kësaj jave,  janë një mundësi për të rinjtë kosovar,  për të mësuar më shumë rreth mundësive për të studiuar në SHBA.

Delawie: Inkurajoj të rinjtë që të studiojnë në SHBA 

“Dua të inkurajoj çdo student dhe nxënës që ka ëndërr studimin në SHBA, që të shfrytëzoj burimet e mëdha të ofruara shumë prej tyre falas në “American Advices  Centre”.  Arsimi ndërkombëtar hap dyert për rinjtë e Kosovës.  Ai i lidh ata studentë dhe nxënës nga e gjithë bota dhe ua lejon atyre që të zhvillojnë perspektive globale, gjë që iu nevojitet për trajtimin e sfidave komplekse. Dhe kur studentët kthehen në Kosovë, rritja e pavarësisë dhe aftësive  e të menduarit  kritik, i ndihmon ata që të bëhen udhëheqës në komunitetin e tyre. Vitin e kaluar rreth 250 qytetar të Kosovës janë duke studiuar në SHBA.  American Advices Centre dhe Ambasada e SHBA-së,  janë këtu për të iu ndihmuar dhe të bashkohemi në radhën e tyre”, tha ai.  

E Njomza Mehmeti,  studente e vitit të parë e gjuhës angleze, kishte ardhur për të parë mundësitë,  për të studiuar në ndonjërin nga universitetet e SHBA-ve. Ajo thotë se po t’i ipet  mundësia me shumë dëshirë,  do të shkonte në SHBA për të studiuar.

Mehmeti: Do të shkoja të studioja në Amerikë

“Nëse do të më kishte ardhur mundësia do të shkoja dhe në Amerikë të studioja, sepse dihet që Amerika është vend i mundësive. Mirëpo duhet shumë punë edhe studime për të arritur atë që dëshironi...Ato kanë më shumë perspektive dhe mundësi punësimi”, tha ajo.

Image

Ndërsa Driton Shala,  i cili kishte kryer master për menaxhim të burimeve njerëzore,  në kolegjin “Yvroche” në SHBA thotë se  sistemi amerikan i arsimit është praktik, i aplikueshëm dhe direkt. 

Shala: Sistemi amerikan praktik, i aplikueshëm dhe direkt

“Jo vetëm pse Amerika është ëndrra e migrimit klasik e tjera. Unë kam aps fatin me u eduku dhe  në sistemin evropian , jo vetëm tonin. Diçka që është e krahasueshme. Mendoj që sistemi amerikan i edukimit është praktik, i aplikueshëm dhe direkt. Unë sjella eksperiencën, ndava me disa si për studimet bachelor,  universitare po ashtu për master”, tha ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat