Haxhiu: Aktivistët e Vetëvendosjes i dënoj sistemi kriminal

Aktuale

Haxhiu: Aktivistët e Vetëvendosjes i dënoj sistemi kriminal

H.Orana Nga H.Orana Më 17 nëntor 2017 Në ora: 16:15
Adea, Atdheu, Egzoni, Frasheri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të gjykatës për aktivistët e Vetëvendosjes. Haxhiu e ka quajtur sistemin e drejtësisë si sistem kriminal, duke i dënuar të pafajshmit dhe duke u zbrapsur para kriminelëve dhe të korruptuarve.

Ajo thotë më tutje se nuk do të vonoj shumë kur do të japin përgjegjësi ata që kanë montuar këtë rast.

Postimi i plotë:

Ky sistemi jonë i drejtësisë më së paku ka sjellë drejtësi. Ky sistem është aq kriminal saqë i dënon të pafajshmit dhe zbrapset para krimineleve e te korruptuarve!

Se sa kriminal dhe i kapur eshte ky sistem, e deshmon edhe denimi dy dite para zgjedhjeve lokale!

Aktivistet sot edhe mund te jene te denuar me 21 vite burg, pa asnjë provë, por me bindje dhe me pergjegjesi e them se nuk do te vonoje koha kur secili prej atyre qe e ka montuar kete rast do te jap pergjegjesi!

Ne do te vazhdojme betejen tonë, pa u ndalur, per Adeen, Atdheun, Egzonin, Frasherin por po ashtu edhe per Astritin i cili vdiq ne burg!

Sonte, shihemi ne sallen 1 tetori, ne mbeshtetje te kandidateve por edhe ne mbeshtetje te aktivisteve qe sistemi i kalbur i dergoi ne burg!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat