“Dënimi i aktivistëve i orkestruar për të dëmtuar Vetëvendosjen në zgjedhjet e së dielës”

Aktuale

“Dënimi i aktivistëve i orkestruar për të dëmtuar Vetëvendosjen në zgjedhjet e së dielës”

Nga: A.S Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:39
Asambleisti Yll Rugova

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Yll Rugova thotë se dënimi i katër aktivistëve të këtij subjekti politik është orkestruar me qëllim për të dëmtuar Vetëvendosjen në zgjedhjet e së dielës.

“Absolutisht dënimi është politik. Nuk besoj se një gjykatë e drejtë kudo në botë kish me denu aktivistë politikë 2 ditë para zgjedhjeve. Madje, të njejtit aktivistë që pak javë më parë i ka liruar nga akuzat për mungesë provash. Pra, kjo është një maskaradë zgjedhore e orkestruar për të dëmtuar subjektin Vetëvendosje në zgjedhje, veçanërisht pas rritjes së fundit më 11 qershor”, thotë Rugova për “Bota sot”.

Madje, Rugova beson në lirimin e aktivistëve menjëherë pas zgjedhjeve për mungesë të fakteve.

 “Besoj se mbas zgjedhjeve gjykata, për mungesë të fakteve do të lirojë sërish aktivistët. Pra, jam i bindur se dënimet e sotme janë për konsum ditor politik. E gjithsesi duhet të luftojmë deri në fund, derisa të lirohen aktivistët”.

Ndryshe, sot Gjykata Themelore ka dënuar me 21 vjet burg katër aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për vepër terroriste për sulm të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim.

Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim.

Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim.

Egzon Haliti është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat