Maja Kocijancic flet për takimin e Mogherinit me Haradinajn

Aktuale

Maja Kocijancic flet për takimin e Mogherinit me Haradinajn

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:55
Maja Kocijancic

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Europian, pohon se nuk është e vërtetë që Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e ka lëshuar takimin e Këshillit të MSA-së, midis BE dhe Kosovës.

Siç ka thënë Kocijancic për mediumin serb, Mogherini ka qenë gjatë gjithë kohës brenda në takim.

“Përfaqësuesja e Lartë ishte atje gjatë gjithë kohës”, ka thënë Kocijancic në një përgjigje me shkrim.

Ndërkaq në lidhje me pretendimet e disa mediave se konferenca për shtyp pas takimit ishte anuluar dhe se ajo u parapri nga një atmosferë e tensionuar, Kocijancic ka përsëritur se “konferenca u anulua për shkak të rendit të ditës”.

Mediat serbe sot kanë shkruar se Mogherini, gjoja pasi e ka marrë personalisht kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për përfshirjen e SHBA-ve në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe se për këtë arsye u largua nga takimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat