Kryetarja e Gjykatës Speciale të enjten në Prishtinë, flasin zyrtarët që do ta takojnë

Aktuale

Kryetarja e Gjykatës Speciale të enjten në Prishtinë, flasin zyrtarët që do ta takojnë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:00
Ekaterina Trendafilova

Kryetarja e Gjykatës Speciale ka paralajmëruar vizitë në Kosovë të enjten e ardhshme. Shumëçka rreth institucionit që ajo drejton mbetet vazhdon të mbetet enigmatike. E kureshtja rreth kësaj gjykate që pritet të gjykojë ish –pjesëtarë të UÇK’së mbetet e madhe – kush do të jetë në listë? Media ka kontaktuar me zyrtarë dhe institucione që do të takohen me juristen bullgare më 23 nëntor.

Në vizitën e së enjtes së Kryetares së Gjykatës Speciale, që zyrtarisht njihet si Dhomat e Specializuara, Ekaterina Trendafilova pritet të vijë me informata të reja, të panjohura deri më tani. Ato Trendafilova mund t’i ndajë me zyrtarët shtetërorë të cilët do ta presin.

Presidenti Hashim Thaçi nuk do ta takojë Trendafiloven.

Në Zyrën e Presidentit kanë thënë se shefi i shtetit do të qëndrojë në Kanada deri më 24 nëntor. Kryetarja e Gjykatës Speciale do të qëndrojë në Prishtinë më datë 23. Nuk dihet nëse Trëndafilova do ta takojë Kryeministrin Haradinaj. Zyra e tij nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar se do ta takojë Trendafiloven. Ai ka thënë se nuk është njoftuar për arsyet konkrete të vizitës së Trendafilovës, por pret që me të, të bisedojë rreth proceseve të Gjykatës Speciale.

“Më ka kontaktuar stafi i saj dhe do të kem takim zonjën Trëndafilova. Pres që flasim me proceset që ndërlidhen me Gjykatës Speciale”, ka thënë Tahiri.

Ministri i Drejtësisë thotë se nuk është i njoftuar deri më tani për temat që kanë shtyrë kryetaren e Gjykatës Speciale që të vijë në Kosovë.

Megjithatë, ai ka planifikuar që të bisedojë me Trendafiloven dhe ka disa kërkesa nga udhëheqësja e Dhomave të Specializuara për ish-ushtarët e UÇK’së ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuza.

“Do të kërkojë që të respektohet dinjiteti i të akuzuarve dhe të drejtat e tyre”, është shprehur ministri Tahiri.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Ylli Zekaj, ka thënë për express se përfaqësues të këtij institucioni do të jetë pjesë e takimit me kryetaren e Gjykatë Speciale.

Ai thotë se vizita e Trendafiloves ka karakter informues për Gjykatën  Speciale.

Por, edhe me vizitën e Trendafilovës, nuk pritet të bëhet e ditur ajo që zgjon interesim më të madh: kur do të ngrihen aktakuzat e para dhe kush të jenë të akuzuarit e parë.

“Ka me na njoftu për sistemin e Gjykatës Speciale, për normativen, por nuk besoj që do të ketë diçka konkrete rreth të akuzuarve”, ka thënë Zekaj.

Oda e Avokatëve më parë ka pasur takim me dy dhomat e mbrojtjes. Me atë mbrojtjes së të akuzuarve dhe të viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat