Eliot Engel në Kosovë për Demarkacionin

Aktuale

Eliot Engel në Kosovë për Demarkacionin

Nga: Beqir Sina, New York Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 00:49
Elliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan.

PRISHTINE: Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel dy vite më parë ishte në Kosovë. Atë kohë dha shumë porosi, e që u realizuan vetëm pa ditë më parë.
Kështu besohet se përsëri ai po shkon në Prishtinë me një mesazh të qartë.

Simbas, shtypit thuhet se kongresisti Engel,  të hënën ai do të jetë në Kosovë, e sipas burimeve thuhet se shkak është Demarkacioni, ku Uashingtoni, mendohet se po shfrytëzon me këtë rast lidhjet majft të mira të tij me politikanët udhëheqës në Kosovë.

Lajmin se Kongresisti nga New York-u, Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve , në vizitën në Kosovë e njoftojë në faqen e saj të Facebook, edhe Ambasada e SHBA, në Proshtinë.

Ajo shkruan se Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel (Demokrati nga New York-u, nga Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve) do ta vizitojë Kosovën nga dita e hënë 20 nëntor.

Mëtej njoftimi i amabasadëse amerikane bën fjalë për vizitën e tij, në fabrikën e paneleve solare “Jaha” afër Aeroportit të Prishtinës.

Ndërsa, lidhur me vizitën e tij ka edhe një njoftim nga Kuvendi i Kosovës dërguar shtypit kosovar ku bëhët e ditur se kryeparlamentari Kadri Veseli do të pres në takim zyrtar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, neser të shtunën pasdite.

 Në axhendën e dërguar  nga qeveria të kryeministrit Ramush Haradinaj, gjithashtu është paralajmërar për datën 20 nëntor, një takim zyrtar, me rastin e vizitës së kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel.

Në axhendën e kësaj vizite janë paraparë edhe vizita të tjera : Homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë- në oborrin e qeverisë së Kosovës , mbledhja solemne e qeverisë së Kosovës, konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Haradinaj dhe kongresmenit Engel

Gjithashtu, në axhendën e njoftuar nga qeveria e Kosovës është edhe pjesëmarrja kryeministrit në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë, dhe takimi me Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit).
Bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për shtyp.

Kongresisti Demokrat nga New York-u, anëtar i  Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, i cili shoqërohet nga miku i tij më i afërt Harry Bajraktari në vizitën në Kosovë, pritet të  zhvillojë takime edhe me drejtues tjerë institucionalë e politikë

Shtypi kosovar i ka dhenë shumë vend  axhendës së kongresistit demokrat nga Nju Jorku, zotit Engel në Kosovë, në një pasqyrim të veçantë kësaj vizite duke kujtuar edhe porosin e tij në vitin 2015.
 
Kështu shkruan edhe gazeta “Tribuna” e cila thotë se “Nuk shkuan dy muaj e fjalët e tij u bënë vendim”

Simbas saj Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë “Po” Gjykatës Speciale në tentimin e dytë për ta kaluar atë, ku me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, votuan ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Kundërshtime kishte dhe ka vazhdimisht për të.

 Por Engel, shkruan kjo gazetë e tha deklaratën e tij në Kuvend teksa ju drejtua qytetarëve dhe Qeverisë.
Kështu që simbas “Tribunës”, njëlloj pritet të ju drejtohet edhe javën që po vjen, gjatë vizitës së tij në Kosovës, kongresisti eliot Engel, duke pikasur kësaj radhe atë se ai do të flas mendon kjo gazet për Demarkacionin.

Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nën-Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel, ishte ai që muajin e kaluar tha se kinezët dhe rusët e mashtruan Amerikën gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, e cila përfundoi me anëtarësimin e Palestinës në këtë organizatë, por jo edhe të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat