Haradinaj: Roli i SHBA-së, kyç në dialogun me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Roli i SHBA-së, kyç në dialogun me Serbinë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e Këshillit të MSA-së me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, ka kërkuar qartë se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë duhet të jetë kyç në këtë proces.

Kreu i ekzekutivit në një konferencë për media sot ka shpalosur detaje nga takimi i djeshëm, duke thënë se  ka shprehur shqetësimet në secilin takim, se Kosova ka mbetur mbrapa në agjendën evropiane, në krahasim me vendet tjera.

Haradinaj: Në takimin e Këshillit të MSA-së u shpalosën punët e kryera

“Në të gjitha këto takime e kemi shfrytëzuar mundësinë për të raportuar për punët e bëra në 22 prioritetet e ERA-s, reformës evropiane, njëkohësisht prioritetet e identifikuar për 2018 dhe qëndrimet tona për temat me rëndësi siç është zhvillimet rajonale, dialogu. Kuptohet se në çdo takim, pjesë e takimeve ka dominuar edhe çështja e liberalizmit dhe statusit të kandidatit. Unë e kam shfrytëzuar rastin të shpreh qëndrimet tona të cilat janë se është krijua një shpërputhje mes rajonit dhe vendit tonë, dhe trajtohen në mënyrë të privilegjuar se vendi jonë dhe ka një vonesë sidomos në Kosovë, kur vendeve tjera ju lajmërohet edhe viti i anëtarësimi në BE, derisa, Kosova është në fazën me të vonë, vetëm MSA-ja, po ashtu është privuar nga e drejta e qarkullimit ë lirë, e drejtë e domosdoshme”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat