Berisha: Pse protestuesit e Vetëvendosjes quhen terroristë, ndërsa ushtarët e Kumanovës çlirimtarë?

Aktuale

Berisha: Pse protestuesit e Vetëvendosjes quhen terroristë, ndërsa ushtarët e Kumanovës çlirimtarë?

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 16:50
Kimete Berisha

Analistja Kimete Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës që të shpallen fajtorë aktivistët e Vetëvendosjes, që akuzoheshin për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se shteti i Kosovës në njërën anë, i paguan dhe i shpërblen me para të burgosurit për ‘terrorizëm’ në Maqedoni, ndërsa në anën tjetër i gjykon si kriminelë dhe terroristë disa të rinj të Vetëvendosjes, pa asnjë fakt .

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Në njërën anë, shteti i Kosovës i paguan dhe i shpërblen me pare të burgosurit për ‘terrorizëm’

në Maqedoni (dhe me këtë gjest dëshmon hapur se qëndron prapa asaj ‘lufte’, anipse Ligji e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftrat e huaja), e në anën tjetër i gjykon si kriminelë dhe terroristë disa të rinjë shqiptarë të Vetëvendosjes, pa asnjë fakt ‘të gjallë’, dhe ua mvesh veprën e terrorit, të cilën pa dyshim e kanë inskenuar vetë.

Pse quhen terroristë protestuesit e Vetëvendosjes, kurse ushtarët e Kumanovës quhen çlirimtarë?

Le të shkojë tash Kryeministri t’u jap pare edhe familjeve të të dënuarve të Beqir Kalludrës dhe t’ua fshijë lotët nanave të tyre.

Dhe, të na e bëjë dallimin midis ‘drejtësisë’ kosovare dhe asaj maqedone.

Nuk është i frikshëm fakti se gjykatat e Kosovës janë të privatizuara nga njerëz të fuqishëm të politikës, tragjik është fakti se mafia politike shqiptare ia doli ta korruptojë edhe Drejtësinë e BE-së.

P.S. E Beqir Kalludrës tregojini se legjenda thotë se Eskili vdiq pasi një breshkë ra mbi kokën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat