Kajtazi- Qosjes: Pse nuk reagove kundër hijeve që merrnin kokat e intelektualëve shqiptarë

Aktuale

Kajtazi- Qosjes: Pse nuk reagove kundër hijeve që merrnin kokat e intelektualëve shqiptarë

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 18:53
Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi dhe Rexhep Qosja

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar reagimin e Rexhep Qosjes për vendimin e Gjykatës ndaj dënimit të aktivistëve të Vetëvendosjes.

Kajtazi përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se Qosja nuk ka reaguar kundër hijeve që merrnin kokat e intelektualëve shqiptarë, atëherë kur duhej të reagonte fuqishëm.

Sipas Kajtazit, Qosja e di pse nuk e bëri këtë reagim.

Postimi i plotë:

Reagimi i Rexhep Qosjes
Reagimi i R. Qosjes lidhur me aktgjykimin e gjykatës në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes do të sensibilizonte opinionin sikur R.Qosja në vazhdimësi të kishte reaguar për gjera të shëmtuara ndër shqiptare; psh, nuk kemi parë reagim të këtij formati me rastin e plagosjes së Profesor Sabri Hamitit në shtator të vitit 1998, apo plagosjes së Enver Malokut dhe kidnapimit të Profesor Zejnullah Rrahmanit. Edhe pse këta persona ishin personalitete, ata punonin në institucione të rëndësishme në Kosovën e okupuar, Qosja nuk pati një reagim të këtij formati. Ai atëherë duhet të reagonte fuqishëm, se paku për kolegialitet; personat e atakuar vinin nga e njëjta fushe e shkencës. R. Qosja tani reagoj kundër vendimit të një gjykate të Republikës së Kosovës, e atëherë nuk reagoi kundër hijeve që merrnin kokat e intelektualëve shqiptare. Pse nuk e beri ketë ai e di....?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat