Harta e balotazhit, ja në cilat komuna do të votohet nesër

Aktuale

Harta e balotazhit, ja në cilat komuna do të votohet nesër

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 23:30
Harta e balotazhit

Duke nisur nga ora 07:00 qytetarët e 19 komunave të Kosovës, do të zgjedhin kryetarët për katër vitet e ardhshme.

Komisioni Qendror Zgjedhor në facebook ka publikuar një hartë me komunat në të cilat do të zhvillohet balotazhi nesër.

Raundi i dytë mbahet në komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.

Kurse në Partesh do të rivotohet për Kryetar të kësaj komune.

KQZ dhe Policia kanë bërë të ditur se i kanë kryer të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Mbi 1 milionë e 353 mijë votues mund ta shfrytëzojnë nesër të drejtën e votës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat